Ilir Shaqiri ka publikuar tekstin e këngës së re “Jo në emrin tim”, e cila publikohet sot, më 1 tetor.
Indeksonline raportoi një ditë më parë se këngëtari do ta publikonte projektin pikërisht më 1 tetor, datë kur në Prishtinë është paralajmëruar protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së.
Tashmë, Shaqiri ka ndarë me ndjekësit tekstin e këngës, duke e bërë të ditur edhe përmbajtjen e projektit të ri.
Kënga vjen si një tjetër projekt i Ilir Shaqirit, ndërsa publikimi i saj në këtë datë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

