Altin Krasniqi, pret në Kuvend deputetin e Parlamentit të Hamburgut, Nikola Tunici
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka pritur sot në Kuvendin e Kosovës deputetin e Parlamentit të Hamburgut, Nikola Tunici, i cili është me prejardhje nga Vitia.
Gjatë këtij takimi, dy deputetët kanë diskutuar për çështje politike dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve politikë në Gjermani.
Krasniqi ka vlerësuar lart angazhimin e bashkatdhetarëve shqiptarë në institucionet politike të vendeve evropiane, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të tyre në nivelet e larta të vendimmarrjes.
“Rrugëtimi i tij nga Vitia deri në Parlamentin e Hamburgut dëshmon se puna dhe përkushtimi nuk njohin kufij”, ka deklaruar Krasniqi.
Deputeti i PDK-së ka theksuar se për Kosovën është vlerë e madhe që bashkatdhetarët të jenë pjesë e institucioneve vendimmarrëse në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.
“Për Kosovën është vlerë e madhe që bashkatdhetarët tanë të jenë pjesë e niveleve të larta të vendimmarrjes politike në vendet ku jetojnë dhe veprojnë”, ka shkruar Krasniqi.


