Ekskluzive: Kamishi, Batatina e Gramoz Vokrri nisin planin për rrëzimin e Agim Ademit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka bërë bashkë në një tavolinë “misionarët” e rrëzimit të kreut të FFK-së.

Kamishi është parë sot me Gramoz Vokrrit djalin e legjendarit Fadil Vokrri që vazhdon të jetë i pakënaqur me situatën e tij në FFK.

Në tavolinë ka qenë edhe një person tjetër i pakënaqur me FFK-në, trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Pjesë e grupit ishte edhe Bajram Zeqiri, sekretar i LRFP-së.

Pesëshen e takimit e ka kompletuar Hysen Sadiku, ish kryetar i skuadrës së Hysit.

Takimi vije pikërisht në ditën kur Federata e Futbollit të Kosovës do të mbajë nga ora 17:00 Kuvendin e Rregullt të Punës.
Indeksonline ka kontaktuar me deputetin Bekim Haxhiu i cili e ka konfirmuar takimin.

“Unë takohem çdo ditë me Gramoz Vokrrin sepse jemi miq. Por, unë takohem edhe me Agim Ademin dhe pjestarë tjerë të FFK-së” ka thënë Kamishi.

I pyetur nëse ka një plan për shkarkimin e Ademit, deputeti i PDK-së ka thënë se e ka përsëritur disa herë se nuk ka të drejt të marrë pozitë udhëheqëse ngase është pjesë e politikës. Sot nuk do të jem fare në mbledhjen e FFK-së ngase kemi dy seanca gjatë ditës” ka thënë Kamishi./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë