Ramush Haradinaj: Gjithmonë me ty Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhënë përkrahje ekipit kombëtar të vendit në prag të ndeshjeve të rëndësishme të marsit.

Qeveria e Haradinajt i ka bërë një video promovuese verdhekaltërve, një ditë para ndeshjes së tyre miqësore me Danimarkën në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

Kosova e pret Danimarkën të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para se ta nis fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 katër ditë më vonë, më 25 mars kundër Bullgarisë, po ashtu në kryeqytet.

Haradinaj u ka bërë një vizitë futbollistëve të Kombëtares në “Fadil Vokrri”, pas grumbullimit të tyre të hënën për dy ndeshjet e ardhshme.

Më poshtë mund ta shikoni videon:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë