Ndryshim drastik do t’i bëhet stadiumit “Adem Jashari”

Me një investim prej rreth 10 milionë euro stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë pritet të ndryshojë me të madhe

Pas rinovimit dhe modernizimit të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shteti shumë shpejt pritet ta hap kuletën edhe për stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ky stadium pritet t’i nënshtrohet një rinovimi të tërësishëm. Me rreth 10 milionë euro stadiumi “Adem Jashari” pritet të modernizohet dhe t’i plotësojë kriteret e kategorisë së katërt në mënyrë që të mund të pres ndeshje të mëdha ndërkombëtare.

Rinovimi i tij duket se do të nis shumë shpejt pasi institucionet tashmë edhe e kanë projektuar ndryshimin drastik të tij, siç shihet në disa foto të publikuara nga “Reporteri.net”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë