Feronikeli lider i Ipko Superligës

Feronikeli merr kreun e Ipko Superligës së Kosovës, pas fitores në Prizren, ndaj Lirisë me rezultat 0-2.

Ishte një ditë e bukur për sulmuesin tanë, Kastriot Rexhën, pasi që të dyja golat i shënoi ai.

Goli i parë erdhi në minutën e 7-të, të takimit, ku realizoi Rexha, kurse për 0-2, i njëjti sulmues shënoi në minutën e 41-të.

Feronikeli tani i prinë Ipko Superligës së Kosovës me 42 pikë, ndërsa në ndeshjen e ardhshme e pret Llapin, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas. #Feronikeli #Matchday #ForcaNikli

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë