Lajm i mrekullueshëm për Arbër Zenelin

Arbër Zeneli mund të debutojë sonte për Stade de Reims në Ligue 1 në Francë.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është ftuar për ndeshjen e sotme mes Stade de Reims dhe Marseille, e cila do të zhvillohet nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 23 në Ligue 1.

Zeneli, i cili u transferua në Francë nga Heerenveen në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, pritet të debutojë sonte me klubin e ri, Reims.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë