Hajnat thyejnë një lokal, kamerat kapin gjithçka (Video)

Një lokal është thyer të premtën në orët e vona në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë.

Lokali i kozmetikës dhe aksesorëve që gjendet në rrugën “Muharrem Fejza”, ka qenë cak i hajnave të cilët kanë thyer xhamat dhe kanë hyrë për të vjedhur, raporton Magazina.al

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e vjedhjes, ndërsa kjo është hera e dytë që ky lokal i sapohapur në atë lagje është cak i vjedhjes.

Deri tani nuk dihet se sa ka qenë dëmi dhe se a ka të arrestuar për këtë rast.

Magazina.al, ju sjell pamje nga momenti kur hajnat thyejnë lokalin:

https://video.gjirafa.com/magazina?video=hajnat-thyejne-nje-lokal-ne-lagjen-e-spitalit-ne-prishtine

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë