Shahin Dervishaj: Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë drejtësi – Me ju, Çlirimtarë!
Ish kandidati për deputet nga diaspora dhe afaristi i njohur, Shahin Dervishaj, ka shprehur përkrahjen e tij për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Ai erdhi nga Gjermania për të marrë pjesë në protestën e madhe të mbajtur në Prishtinë, transmeton portali DrenicaOnline.
“Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë drejtësi. Me ju, Çlirimtarë!”, ka shkruar Dervishaj, duke përcjellë mesazhin e tij për drejtësi dhe respekt ndaj atyre që kontribuuan për lirinë e vendit./DrenicaOnline/


