Shukri Buja me përkrahje plebishitare në Bujan dhe Breg të Zi: “Fitorja jonë është e sigurt!”

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka marrë një përkrahje të fuqishme nga qytetarët e nëndegëve të Bujanit dhe Bregut të Zi, transmeton portali DrenicaOnline.

Takimi i planifikuar me shtabin zgjedhor të PDK-së u shndërrua në një tubim plebishitar, me pjesëmarrje masive dhe entuziazëm të madh për kandidaturën e tij.

Buja theksoi se energjia, besimi dhe vullneti i qytetarëve e obligojnë që në mandatin e ardhshëm Bujani dhe Bregu i Zi të përfitojnë rritje substanciale të investimeve kapitale.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, ai diskutoi sfidat dhe pritshmëritë e tyre, duke u shprehur i bindur për fitoren e sigurt në zgjedhjet lokale që po afrohen.

“Bashkë, do ta çojmë Lipjanin drejt zhvillimit të mëtejshëm dhe sukseseve të reja”, tha Buja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë