Xhevahire Izmaku shpall kandidaturën për Kryetare të Vushtrrisë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për Kryetare të Komunës së Vushtrrisë, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një tubim të mbajtur mbrëmë në Vushtrri, me praninë e kryetarit të partisë Fatmir Limaj, miqve, familjarëve dhe strukturës së degës së Nismës, Izmaku theksoi se pas viteve të përfaqësimit të qytetit në Parlament, është e gatshme t’i shërbejë Vushtrrisë drejtpërdrejt.

“Do të punoj që Vushtrria të jetë një vend ku çdo qytetar ndihet i dëgjuar dhe ka mundësi për të ardhmen e tij dhe të familjes. Së bashku ta bëjmë Vushtrrinë qytet në shërbim të njerëzve, jo të individëve”, u shpreh ajo.

Izmaku tha se kandidimi i saj bazohet në përvojë, pasion dhe përkushtim për qytetin që e do./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë