Djellza Rama, juristja e re që pritet të jetë zë i fuqishëm në Asamblenë e Drenasit

Djellza Rama, një emër i njohur për aktivizmin e saj në Drenas, pritet të jetë kandidate për Asamblenë Komunale në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor. Pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës prej disa vitesh dhe aktiviste e zellshme, Djellza sjell energjinë dhe profesionalizmin e një gjenerate të re.

Ajo pritet të garojë në listën e iniciativës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin – PDKRLl”, të themeluar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, transmeton portali DrenicaOnline.

Juriste e diplomuar, Djellza ka spikatur qysh gjatë studimeve kur ka shërbyer si kryetare e Këshillit të Studentëve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, duke përfaqësuar me dinjitet interesat e studentëve.

Përfshirja e saj në listën e PDKRLl e pasuron edhe më shumë këtë iniciativë, duke e bërë atë edhe më të fortë në garën për zhvillimin dhe të ardhmen e Drenasit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë