Paguan me para false në Llapushnik, Policia arreston dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Prishtinë, ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë të dyshuar për falsifikim parash, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas njoftimit, më 7 gusht, të dyshuarit janë furnizuar me derivate në një pikë karburanti në Llapushnik të Drenasit dhe kanë kryer pagesë prej 50 eurosh, të gjitha në kartëmonedha nga 10 euro. Pas pranimit të pagesës, është konstatuar se 4 prej tyre ishin të falsifikuara.

Informacionet e shpejta nga Njësia për Mbështetje të Trafikut Rrugor kanë ndihmuar në koordinimin e njësive policore, duke bërë të mundur ndalimin e tyre në Pikën Kufitare Vërmicë – Prizren. Gjatë kontrollit në veturë, policia ka gjetur edhe 780 euro të tjera, gjithashtu të dyshuara si të falsifikuara.

Pas intervistimit në prani të avokatëve, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën “Falsifikim i parasë”, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë