50/50 në Asamble – Shembulli i Lladrovcit që duhet ta ndjekin të gjitha partitë në Kosovë

Drenasi vazhdon të jetë model i barazisë gjinore në qeverisjen lokale dhe në përfaqësimin politik. Ashtu si gjatë mandatit qeverisës të Ramiz Lladrovcit, ku ekipi drejtues i komunës ka qenë 50% gra dhe 50% burra, edhe Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” për zgjedhjet e 12 tetorit ka zbatuar të njëjtin standard, transmeton portali DrenicaOnline.

Ky balancim i plotë gjinor shihet si garanci për vazhdimin e qeverisjes lokale më të mirë në nivel vendi dhe për mbrojtjen e politikave të barabarta për të gjithë qytetarët. Sipas përfaqësuesve të listës, kandidatët dhe kandidatet për Asamble do të hapin një faqe të re suksesi në zhvillimin e komunës, duke forcuar pozitën e Drenasit si shembull që duhet ndjekur nga të gjitha komunat në Kosovë.

Përbërja e plotë e listës:
Agron Bylykbashi, Alban Leku, Alban Zogu, Altina Berisha, Anjeza Kurtaj, Arben Zeka, Arbnon Istogu, Ardian Nika, Arjanit Hoti, Burbuqe Hoxha, Burim Bujupi, Djellza Rama, Donika Prenku, Edon Nishori, Ekrem Elshani, Erblinë Morina, Fitore Morina Hoxha, Gani Krasniqi, Kaltrina Qerkinaj, Labinot Halilaj, Laureta Thaqi, Minavere Murseli, Mirlinda Dvorani, Naim Gjeli, Orgesa Gashi, Qëndresa Kluna, Qëndresë Xhema, Selman Qallapeku, Valdet Curri, Vjosa Hoxha.

Motoja e listës: Bashkë, vazhdojmë, +4!

#RamizLladrovci

.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë