Aksident në Zabel të Ulët të Drenasit, lëndohen dy persona (Pamjet)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit, ku janë përfshirë dy automjete të tipit kamion, transmeton portali DrenicaOnline.
Lajmin e ka konfirmuar për DrenicaOnline zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut nga Rajoni i Prishtinës dhe hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në proces.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk dihet ende./DrenicaOnline/