E rëndë: Një person rreth 26 vjet ka rënë nga një objekt në kryeqytet, Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë posa ka ndodhur në kryeqytet, ku një person rreth moshës 26 vjeç ka rënë nga një objekt shumëkatësh.
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga burimet e “Jepi Zë”, viktima është një vajzë e re, e cila dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese që ndodhet në rrugën “Viktor Mayer”.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca.
Aktualisht nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të vajzës, apo mbi shkaqet e rënies. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një aksident, tentativë vetëvrasjeje apo ndonjë rrethanë tjetër që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Policia po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që kanë çuar në këtë incident tragjik.