Selim Pacolli kujton Epopenë e UÇK-së: “Heronjtë e kombit janë si yjet në qiell, gjithmonë ndriçojnë rrugën tonë”

Politikani, biznesmeni dhe veterani i luftës, Selim Pacolli, ka përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të marsit 1998, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, transmeton portali DrenicaOnline.
Në një mesazh të tij, ai ka cituar fjalët e Angelo Bushit: “Heronjtë e kombit janë si yjet në qiell, ata gjithmonë ndriçojnë rrugën tonë!”
Pacolli ka shprehur respekt dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke theksuar se kujtimi dhe vepra e tyre do të mbeten të përjetshme.
“Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!” – ka përfunduar ai./DrenicaOnline/