Përplasje fizike mes Arbërie Nagavcit dhe Albana Bytyqit

Një përplasje fizike ka ndodhur sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mesin e tensioneve ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe disa deputetëve të LVV-së.

Në diskutim e sipër, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, e ka shtyrë fizikisht Arbërie Nagavcin, duke tentuar ta dëbojë këtë të fundit nga salla, shkruan IndeksOnline.

Situata po zhvillohet në ditën e hapur për mërgatën, në sy të shumë prej të cilëve sot nisi përplasja.

Kujtojmë se konstituimi i Kuvendit është bllokuar me kërkesën e kreut të LVV-së, Albin Kurti, për kohë shtesë deri në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.

Më poshtë pamje:

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë