Krismat në një pyll afër Drenasit alarmojnë Policinë, konfiskohet arma
Një person është proceduar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një pyll afër Drenasit.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 11 gusht 2026, rreth orës 19:00.
Nga i dyshuari janë konfiskuar një revole, për të cilën ai posedonte leje, si dhe 10 fishekë dhe pesë gëzhoja.
I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.


