Reagon PDK-ja: Kjo është situata që po ndodh në kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar me një komunikatë për situatën aktuale në kuvend. PDK-ja ka treguar tri pika kryesore me anë të së cilës tregon anën juridike të punës së kuvendit.

“Për ta sqaruar thjesht për qytetarët se çfarë po ndodh me kuvendin:

Kushtetuta përcakton se kuvendi duhet të konstituohet brenda 30-ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve.Gjykata Kushtetuese e ka bërë edhe më të qartë: 30 ditët nuk janë vetëm afat për ta nisur procesin. Brenda këtij afati kuvendi duhet të konstituohet.Rregullorja e kuvendit përcakton se, derisa të përfundojë seanca konstituive me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, ndërprerjet nuk mund të zgjasin më shumë se 48 orë.
Afati 30-ditor ka kaluar pa u konstituuar kuvendi. Tash po shpërfillet edhe rregulli 48-orësh.
Kushtetuta nuk është rekomandim. Aktgjykimet nuk janë opsionale. Rregullat vlejnë për të gjithë – edhe për pushtetin.
Ajo që po ndodh është suspendim dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
PDK-ja do ta mbrojë rendin kushtetues me çdo mjet”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë