Tollovi në Kuvend: Mërgim Lushtaku e shtyn fizikisht Adnan Rrustemin në Kuvend “Largoje dorën”
Tensionet janë përshkallëzuar në Kuvend, pasi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është përplasur fizikisht me deputetin e LVV-së, Adnan Rrustemi.
Incidenti ka ndodhur derisa Rrustemi po fliste për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Lushtaku e ka ndërprerë duke i thënë: “Mos na shitni pallavra, o demagog.”
Pas kësaj, Rrustemi i është drejtuar Lushtakut me fjalët: “Largoje dorën.”
Përplasja ka vijuar me deklaratat e Lushtakut, i cili ka thënë: “Po boni hajgare me neve, me popull. S’osht normale kjo, me këto pallavra.”



