Ish-luftëtarët e UÇK-së morën rolin e mësuesve për të edukuar brezin e ri mbi Epopenë e lavdishme në Drenicë (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka shprehur respekt të veçantë për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, në bashkëpunim me mësimdhënësit, po edukojnë nxënësit mbi historinë e Epopesë së UÇK-së dhe rolin jetësor të Komandantit Legjendar Adem Jashari në luftën për liri.
“Respekt sa s’ka më për këta ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rolin që patën sot t’i edukojnë bashkë me mësimdhënës, nxënësit mbi historinë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari, për lirinë e atdheut!” – ka deklaruar Nura.
Përkujtime të tilla mbajnë gjallë sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve, duke e bërë historinë e lavdishme pjesë të pandashme të edukimit të gjeneratave të reja.