Bujar Gjoshi falënderon qytetarët për mbështetjen ndaj Betim Gjoshit

Biznesmeni Bujar Gjoshi, vëllai i kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Drenasit për përkrahjen e dhënë në zgjedhje.

“Shumë falënderues që keni nderuar vëllain tim, Betimin, me 5,844 vota. Ky është një nder i veçantë për gjithë familjen dhe jam thellësisht mirënjohës personalisht për secilin nga ju. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e palodhshme që i keni dhënë PDK-së,” ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se Drenasi gjithmonë ka ditur të vlerësojë dhe e ka quajtur këtë komunë si “zemra e Kosovës”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë