“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Sadiku ka thënë se nëse do të mblidheshin të gjithë deputetët shqiptarë, ai do ta votonte Thaçin për President të Kosovës,

Ai ka theksuar se një veprim i tillë do të përçonte një mesazh edhe ndaj Gjykatës Speciale dhe Serbisë.

“Sonte isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë dhe e kishim votu Hashim Thaçin për President të Republikës. 100 vota. Me ia tregu edhe Gjykatës Speciale, edhe Serbisë, në emër të kujt po marrin vendime”, ka shkruar Sadiku.

Deklarata e tij vjen pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, i cili ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë