EKSKLUZIVE: Dalin rezultatet e fundit të votave të numëruara në Skenderaj për të gjithë kandidatët e PDK-së!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e para në Skenderaj në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Sipas rezultateve të siguruara nga DrenicaOnline, kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza, ka marrë plot 10,337 vota, ndërsa kryetari i partisë Memli Krasniqi ka marrë 6031 vota.
Ajo që shihet në tabelë, Skenderaji e ka mbajtur votën kryesisht brenda për kandidatët e saj, ndryshe nga Drenasi që e ka nxjerr jashtë.
Në Skenderaj kanë mbetur për tu numëruar edhe rreth 6 mijë vota të PDK-së./DrenicaOnline/