Ferat Shala: Me miq dhe veteranë të PDK-së për një Kosovë më të fortë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me veteranët dhe miqtë e partisë, duke vlerësuar kontributin e tyre në mbajtjen e vlerave të PDK-së dhe të institucioneve të shtetit.
“Me miq dhe veteranë të PDK-së, me ata që mbajtën mbi supe vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të institucioneve të shtetit tonë”, ka deklaruar Shala.
Ai ka theksuar vizionin e kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe përkushtimin e përbashkët për forcimin e shtetit, mbrojtjen e të arriturave dhe sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për çdo qytetar të Kosovës.
#PDK131
#FeratShala16