Dy të mitur theren me thikë në Drenas, Policia arreston të dyshuarin
Një rast i rëndë është raportuar në Drenas, ku dy të mitur janë therur me thikë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 13:00, në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas.
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i mitur, nën dyshimin se kishte therur me thikë dy viktima, po ashtu të mitur.
Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkohë, i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.



