Adnan Thaqi: Në Krajkovë dhe Damanek, PDK gjithmonë forcë fituese!

Kandidati për deputet nga PDK, Adnan Thaqi, ka vizituar shkollën që mban emrin e heroit të kombit, Gani Elshani, në fshatin Krajkovë, ku së bashku me qytetarët ka diskutuar për projekte konkrete që ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre.

“Ky vend i shenjtë, që ka nxjerrë figura si heroi Gani Elshani dhe Dr. Hafir Shala, është shembull i qëndresës dhe përkushtimit. Në Krajkovë dhe Damanek, PDK ka qenë gjithmonë forcë fituese, dhe këtë frymë do ta shpërndajmë në gjithë Kosovën”, u shpreh Thaqi.

Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të punës për zhvillimin e projekteve që do të sjellin përmirësim konkret për banorët e këtyre zonave dhe për gjithë Kosovën.

#PDK131
#BedriHamza1
#AdnanThaqi82

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë