Aurora Berisha: Mobilizim masiv qytetar në mbështetje të vizionit të PDK-së

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka deklaruar se mbështetja për vizionin dhe programin e PDK-së po rritet ndjeshëm në të gjitha komunat e Kosovës.

Gjatë një takimi me banorët e fshatit Polluzhë, Berisha tha se qytetarët po mobilizohen për të përkrahur Bedri Hamzën si kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, duke e parë programin e tij si një shpresë për zhvillimin ekonomik, përkrahjen e bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Mobilizimin qytetar e hasim në çdo fshat e qytet të Kosovës. Kjo frymë e jashtëzakonshme është dëshmi se qytetarët besojnë në vizionin dhe programin e PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë,” ka deklaruar Berisha.

Në këtë takim, qytetarët shprehën shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre, ndërsa PDK theksoi angazhimin për rritje pagash, subvencione për familjet dhe bizneset, përmirësim të shëndetësisë dhe fuqizim të sektorit privat.

Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit po hyn në një fazë intensive, ku PDK po shpalos programin e saj në takime të shumta me qytetarët anembanë Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë