Adnan Thaqi nis fushatën në Drenas, mbështetje e madhe nga Negroci dhe Vuçaku

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka nisur fushatën elektorale në Drenas, duke zgjedhur si pikënisje fshatin Negroc, vendlindjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në një tubim me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut, Thaqi u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e zonës. Ai u shpreh i emocionuar për këtë fillim, duke e cilësuar mbështetjen si një shtysë të madhe për rrugëtimin e tij politik.

“Fillimi i fushatës në Drenas, në fshatin Negroc, vendlindjen e bacës Jakup Krasniqi, ishte një moment i paharrueshëm dhe emocionues! Mbështetja e jashtëzakonshme e banorëve të Negrocit dhe Vuçakut na dha forcën dhe motivimin për të vazhduar përpara me besim dhe vendosmëri”, ka deklaruar Thaqi.

Ai siguroi qytetarët se angazhimi i tij dhe i ekipit të PDK-së është për një të ardhme më të ndritur, duke u zotuar për politika zhvillimore dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvend.

Në këtë tubim, përveç Adnan Thaqit, u përmend edhe kandidatura e Bedri Hamzës, bartës i listës së PDK-së, me sloganin #PDK131 dhe #AdnanThaqi82.

Fushata zgjedhore po merr hov në Drenas, ku PDK ka një bazë të fuqishme elektorale dhe synon të sigurojë një rezultat të lartë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë