Bedri Hamza ndërton urë të re në Liqenin e Mitrovicës, thotë se angazhohet të ndërtojë ura mbi çdo sfidë të Kosovës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, njëherësh kryetar i Mitrovicës, ka përuruar sot edhe një projekt tjetër të rëndësishëm në Mitrovicë, urën e re mbi Liqenin Akumulues, e cila nga sot është e hapur për qytetarët.

Hamza ka thënë se angazhohet që të ndërtojë ura, jo vetëm mbi lumenj e liqene, por edhe mbi çdo sfidë të Kosovës.

“Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës, e cila nga sot është e hapur për qytetarët. Një projekt i realizuar me shumë përkushtim nga Komuna e Mitrovicës për t’i forcuar lidhjet e qytetarëve tanë. Unë angazhohem të ndërtoj ura, jo vetëm mbi lumenj e liqene, por edhe mbi çdo sfidë të Kosovës”, ka shkruar Hamza.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë