Lladrovci ngushëllon familjen Muleta nga Korrotica e Epërme me rastin e ndarjes nga jeta të rreshterit të policisë dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Hashim Muleta

Me hidhërim të thellë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Muleta me rastin e ndarjes nga jeta të rreshterit të Policisë së Kosovës dhe ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Muleta.

“I ndjeri Hashim Muleta ishte jo vetëm një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit në shërbim të Policisë së Kosovës, por edhe një luftëtar i guximshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për liri. Me përkushtimin e tij, ai mbrojti vlerat e shenjta të kombit tonë dhe më pas i shërbeu me nder dhe dinjitet shtetit të Kosovës.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes Muleta me mendje dhe zemër. Ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe ju uroj që të gjeni forcë për të përballuar këtë humbje të madhe. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Hashim Muletën, luftëtarin e lirisë dhe shërbyesin e devotshëm të shtetit!”

Komuna e Drenasit shpreh respektin më të lartë për jetën dhe veprën e tij si ushtar i UÇK-së dhe zyrtar policor, duke ruajtur kujtimin e tij me nder dhe krenari.
Zoti e mëshiroftë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë