32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba për katër të akuzuarit në rastin “Toka 2”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej 32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba katër të akuzuarve në rastin “Toka 2”, pasi i shpalli fajtorë për veprën penale “Krim i organizuar”.
Mehmet Prishtina u dënua me 10 vjet burgim dhe 100 mijë euro gjobë, Dukagjin Emërllahu dhe Nexharije Hoti me nga 8 vjet burgim, ndërsa Avni Maxhuni me 6 vjet burgim. Emërllahu u gjobit me 80 mijë euro, Hoti me 20 mijë euro dhe Maxhuni me 30 mijë euro.
Ndërkohë, gjykata i liroi të akuzuarit nga akuza për veprën penale “Shpëlarje e parave”.

