Basha jep detaje për investimin në rrugën Arllat – Malishevë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë me dije se punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat Malishevë.

Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e rreth 11.7 kilometrave rrugë, me një investim prej rreth 1.85 milionë eurosh, transmeton IndeksOnline.

“Ky është vetëm një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po realizon në Komunën e Malishevës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët”, shkroi ministri në detyrë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë