Gjest human në Drenas: Isak Neziri mbështet HANDIKOS-in me karroca elektrike
HANDIKOS në Drenas ka shprehur mirënjohje të veçantë për kompaninë EFA Dienstleistungen GmbH – Dega në Kosovë, në pronësi të afaristit nga Drenasi, Isak Neziri, për donacionin e karrocave elektrike dhe karrocave të tjera të destinuara për personat me aftësi të kufizuara.
Sipas HANDIKOS-it, ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e lëvizshmërisë, pavarësisë dhe cilësisë së jetës së përfituesve, duke ofruar mbështetje të rëndësishme për nevojat e tyre të përditshme.
Nga kjo organizatë vlerësohet se iniciativa të tilla dëshmojnë solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore, ndërsa u shprehën falënderime për kompaninë dhe afaristin Isak Neziri për kontributin humanitar, duke theksuar se kjo nismë shënon fillimin e një bashkëpunimi të mëtejshëm.


