Policia gjobit me 500 euro një person për djegien e hamulloreve në Caravik

Një person është gjobitur me 500 euro pasi i ka vënë zjarrin hamulloreve në fshatin Caravik të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 korrik 2026, rreth orës 11:00. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit e Klinës, të cilët kanë intervenuar për lokalizimin e zjarrit.

Pronari i tokës ka pranuar se kishte djegur hamulloret pas korrjes së grurit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që lënda të evidentohet me shënim zyrtar, ndërsa ndaj kundërvajtësit është shqiptuar fletëgjobë në vlerë prej 500 euro, sipas legjislacionit në fuqi.

Policia rikujton se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo personi që, me veprimet e tij, rrezikon jetën dhe pronën e qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë