Profesori Afrim Fejza vlerëson Murat Avdylin: Po e promovon Drenasin dhe Kosovën në Gjermani e Parlamentin Evropian

Profesori nga Drenasi, Afrim Fejza, ka vlerësuar aktivitetin e bashkëvendësit të tij, Murat Avdyli, duke theksuar se ai po përfaqëson me dinjitet Drenasin dhe Kosovën në Gjermani dhe në institucionet evropiane.

Sipas Fejzës, Avdyli, i cili është asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë, ka zhvilluar aktivitete të rëndësishme edhe në Parlamentin Evropian, ku ka marrë pjesë në debate dhe ka folur me eurodeputetë për Drenasin dhe Kosovën. Ai bëri të ditur se në muajin tetor pritet të realizohet edhe një vizitë në Kosovë së bashku me një eurodeputet.

Fejza tha se pas takimit me Avdylin është bindur se mbështetja për të mund të sjellë mundësi të reja bashkëpunimi dhe promovimi për Drenicën.

Ai kujtoi gjithashtu vizitën dyjavore në Frankfurt në vitin 2019, në kuadër të projektit gjerman të GIZ-it “Mekatronika”, kur Murat Avdyli ishte nxënës shembullor, ndërsa falënderoi publikisht babanë e tij, Nuhiun, për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë asaj kohe.

Gjatë takimit të fundit, Fejza dhe Avdyli diskutuan për mundësitë e krijimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta, të cilat do të mund t’u shërbenin nxënësve të shkollës profesionale dhe rinisë së Drenasit, duke forcuar lidhjet mes të rinjve, diasporës dhe institucioneve gjermane e evropiane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë