Bedri Hamza në Rahovec: Ne jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, ekonomisë dhe zhvillimit të Kosovës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim të madh edhe me qytetarët e Rahovecit.

Hamza ka thënë se vreshtarët, verëtarët dhe gjithë qytetarët e Rahovecit, e dinë kënd e kishin krah pune e kush iu ka ndihmuar sa herë që kanë pasur nevojë.

“Entuziazëm gjithandej nëpër Kosovë. Besim kudo në mesin e qytetarëve. Këto i pashë edhe në Rahovec, në mesin e këtyre punëtorëve të mëdhenj e patriotëve të dëshmuar. Rahoveci po i bashkohet përpjekjeve tona për ta bërë Kosovën më të mirë. Vreshtarët, verëtarët dhe gjithë qytetarët e Rahovecit, e dinë kënd e kishin krah pune e kush iu ka ndihmuar sa herë që kanë pasur nevojë. Ata e dinë që ne jemi adresa e zgjidhjes së problemeve të tyre.
Ne jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, ekonomisë dhe zhvillimit të Kosovës.
#MaMirë për Rahovecin. #MaMirë për Kosovën.”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1CYmomn7HV/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë