Çartet Peci, reagon me nervozë pasi iu zbuluan 100 mijëshet për vëlla të Pacollit dhe këshilltarin e tij

Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që një vëlla i deputetes të përfitojë rreth 100 mijë euro grant.

Lidhur me këtë, ka reaguar vet ministri përmes Facebook-ut.

Peci deklaron se askush nuk mund ta ndalë atë, as me ujë e as me plumba.

Edhe thirrjen për hetime ndaj tij e quan shpifje, e këto shpifje Peci thotë se i nisi ‘paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime’.

“Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba!  Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve!  E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime! Veç pritni kriminela!”, ka shkruar Peci.

Tutje, ministri paralajmëron se nga nesër, ai do ta shpërfaqë paftytyrësinë e kriminalitetit me emra.

“Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoi si kurrë më parë!  Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim!  Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë