Njihuni me Burim Janoven – kuzhinieri i palodhur nga Sankoci i Drenasit, që shërbeu ushtarët për dy javë me 1,800 vakte në ditë
Njihuni me Burim Janoven – kuzhinieri i palodhur nga Sankoci i Drenasit, që shërbeu ushtarët për dy javë me 1,800 vakte në ditë
Në kuadër të stërvitjes ushtarake të fundit, të njohur si “Ujku i Çelikt,” një emër që po përmendet shpesh është ai i Burim Janoves. Burimi, kuzhinier nga Sankoci i Drenasit, është bërë shembulli i përkushtimit dhe sakrificës duke përgatitur 600 mëngjese, 600 dreka dhe 600 darka çdo ditë për një periudhë prej 14 ditësh.
Me një energji të pashtershme dhe përkushtim të madh ndaj ushtrisë, ai ka përballuar një volum të madh pune duke siguruar që çdo ushtar të marrë një vakt të plotë dhe të ngrohtë në çdo kohë të ditës. Ndërsa stërvitja “Ujku i Çelikt” kërkonte përqendrim të madh dhe angazhim fizik nga ushtarët, Burimi ishte gjithashtu në “frontin e tij”, duke qëndruar zgjuar dhe duke punuar për të plotësuar nevojat e tyre ushqimore.
Kjo përpjekje e jashtëzakonshme e Burimit është një frymëzim për të gjithë dhe një shembull i përkushtimit të tij ndaj detyrës.
Burim H Janova 🫡🫡