Ndahet nga jeta Arif Neziri nga Prekazi i Epërm, i njohur për dashurinë e tij për futbollin
Sot ka ndërruar jetë Arif Neziri nga Prekazi i Epërm i Skenderajt, i njohur për dashurinë e tij të madhe për futbollin dhe për emocionet që përcolli përmes një interviste televizive, ku u shfaq duke luajtur futboll në fushat e Drenicës.
Baci Arif ishte shumë i dashur nga komuniteti dhe përmes fotove të realizuara nga Sefer Aliqkaj, që vërshuan rrjetet sociale, ai solli gëzim dhe emocion në zemrat e shumë njerëzve.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur nipi i tij nga Llausha, Haki Zyhrani, për DrenicaOnline. Varimi i bacit Arif do të bëhet sot në vendlindjen e tij, në Prekazin e Epërm, në orën 17:30.
Të prehesh në paqe, baci Arif, dashuria jote për futbollin dhe emocionet që përcille do të mbeten të paharruara!