Jakup Nura falënderon mbi 22 mijë votuesit: Besimi juaj është nder dhe përgjegjësi për mua

Kandidati i PDK-së që ka siguruar mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, Jakup Nura, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një mesazhi publik, Nura tha se 22,951 votat e fituara nuk i sheh vetëm si rezultat zgjedhor, por si një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë i udhëhequr nga ideali për t’i shërbyer vendit, fillimisht në veprimtarinë kombëtare dhe më pas gjatë luftës çlirimtare si gjeneral i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nura u zotua se me të njëjtin përkushtim do ta vazhdojë misionin e tij edhe në cilësinë e deputetit të zgjedhur.

“Mirënjohjen time të thellë e shpreh për secilin votues, për familjen, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët që më qëndruan pranë gjatë këtij rrugëtimi. Besimi juaj është nder dhe përgjegjësi për mua”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë