Mimoza Kusari-Lila takon kryetarin e Gorizias, veçon vëllezërit Thaqi nga Drenasi si shembull suksesi në Itali

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, gjatë qëndrimit të saj në rajonin italian Friuli Venezia Giulia, ka zhvilluar një takim miqësor me kryetarin e Komunës së Gorizias, Rodolfo Ziberna.

Kusari-Lila e vlerësoi Gorizian si një qytet me histori, kulturë dhe potencial të veçantë njerëzor, duke kujtuar se ky qytet është shpallur Kryeqytet Kulturor i Evropës për vitin 2025.

Ajo theksoi se Gorizia është shtëpi e mbi 2 mijë shqiptarëve nga Kosova, të cilët janë integruar me sukses dhe japin kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe shoqërore të qytetit.

Në veçanti, Kusari-Lila përmendi vëllezërit Mefail dhe Egzon Thaqi nga komuna e Drenasit, të cilët i cilësoi si ndërmarrës të suksesshëm dhe filantropë të njohur në rajon.

Sipas saj, kryetari i Gorizias ende nuk e ka vizituar Kosovën, por lidhjet e krijuara me komunitetin shqiptar dhe kulturën kosovare pritet ta sjellin së shpejti për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë