Peci sqaron replikat në Facebook me qumështoren “Drena”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka folur për replikat që kishte para dyjavësh me qumështoren “Drena” në Facebook, e cila e akuzoi se po e shmangë rajonin e Drenicës nga subvencionet dhe grantet.

Ministri Peci ka treguar se qumështorja ka përfituar 800 mijë euro për periudhën katër apo pesëvjeçare.

“Unë parapëlqej tu kthejë përgjigje qytetarëve. Ka rast që më ikin mesazhet. Mirëpo çështja ishte se ishte nivel i arrogancës. Personi në fjalë më ka kontaktuar. Unë supozoja se e dija se është dikush nga pronarët. Ata kanë bërë ankesë dhe kanë thënë se ministria po i diskriminon se janë nga Drenica”, ka sqaruar Peci.

“Mua më ka penguar mënyra se si ka dashur të më portretizojë se unë jam kundër një rajoni apo komune. Kam shkuar në ministri dhe jam interesuar për rastin e tij dhe më tregoni se përse ka rënë prej sistemit të granteve”, ka thënë ai.

“Raporti thotë se kompania ka përiftuar 800 mijë euro për një periudhë katër apo pesë vjeçare. Aty përcaktohet norma maksimale se sa ka mundur të fitojë një fermer. Personi ka kërkuar që të përfitojë jashtëligjshëm”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë