Të martën varroset Ramadan Hoxha nga Damaneku, u gjet pas 25-viteve i vrarë nga forcat serbe në Prekaz
DrenicaOnline gjatë vikendit raportoi se pas 25 viteve është gjetur trupi i pajetë i Ramadan Hoxhës nga Damaneku i Drenasit.
Ai është zhdukur gjatë luftës ndërsa tani ka rezultuar i vrarë nga forcat serbe në Prekazin heroik, transmeton portali DrenicaOnline.
Familja ka njoftuar se varrimi I të ndjerit bëhet të martën në ora 17:00 në varrezat e Damanekut. Njoftimi I plotë I familjes.
Njoftim:
Të nderuar Familjar, Miq ju njoftojmë me dhimbje se pas 25 viteve trupi i pa jetë i prindit Ramadan (Jonuz) Hoxha i cili ishte i zhdukur nga lufta është identifikuar nga mjekësia ligjore se është gjet i vrarë në Prekazin heroik nga çetniket serb.
Pusho në paqe Babë.
Varrimi i të ndjerit bëhet të Martën 01.10.2024 në ora 17:00 në Fshatin Damanek, Drenas.