Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Drenas-Komoran, tre persona u lënduan (Video)

DrenicaOnline raportoi pak më parë për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas, ku tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti tha për DrenicaOnline se me rastin po merret trafiku rrugor.

VIDEO

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për DrenicaOnline.

 

.

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë