Aksident i rëndë mes 3 veturave në autostradë, një person dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten vonë në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh, ku u përfshinë tri vetura.

Sipas informacioneve të para, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në QKUK, teksa nuk dihet akoma nëse ka edhe persona të tjerë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse të Policisë.


FOTO: Klan Kosova

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë