Aksident i rëndë në Dobroshevc- pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dobroshevc, afër lagjes Hajdari, ku një veturë është përplasur me një motoçikletë.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, dhe raportohet për të lënduar.

Ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë