Gani Sejdiu ndan rrugët me Drenicën

Gani Sejdiu nuk është më trajner i Drenicës.

Trajneri mitrovicas përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me klubin Kuqezi.

Palët vendosën ta ndërpresin bashkëpunimin pas barazimit pa gola ndaj Phoenixit, 0:0 në fundjavë, në kuadër të xhiros së 20-të të Grupit A në Ligën e Parë, i cili e la ekipin drenicas 11 pikë prapa lideres Suhareka.

“E shfrytëzoj rastin t’ju bëj me dije se nga sot nuk jam pjesë e KF Drenicës, për çka nuk kam ndonjë koment, përveç se t’i uroj klubit suksese në rrugën e tij. Një gjë dua ta them se gjithmonë është koha ajo e cila na i jep përgjigjet e duhura secilit për veprimet dhe vendimet që i marrim. Kjo është e sigurt. Megjithatë, ishte kënaqësi për aq kohë sa bashkëpunuam. Me respekte”, shkroi trajneri i njohur kosovar.

Në bazë të këtyre deklaratave duket se vendimin për ndarje me trajnerin mitrovicas e mori kryesia e klubit.

Drenica me gjasë as në këtë sezon nuk do të mundë të rikthehet në ligën elitare kosovare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë