Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të Veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Dje është raportuar se biznesmeni turk Bilal Kara – themelues i spitalit Sante Plus, është arrestuar në Maqedoninë e veriut. Mirëpo, ai në një deklarim të sontëm për publikun e ka mohuar të jetë arrestuar.

Bilal Kara ishte raportuar se ka probleme në Maqedoninë e veriut për shkak të Spitalit të Syve, por që ai thotë se për këtë rast ka vetim hetim dhe mohon kategorikisht se është arrestuar.

“Mund të them se nuk më kanë arrestuar kurrë. Po e mohoj kategorikisht këtë çfarëdo që është shkruar në media nuk është e vërtetë për mua, personalitetin dhe situatën që po ndodh. Siç mund të shihni jam i lirë, jam në punën time, po punoj dhe po i vazhdoj aktivitetet e mia. Jam gati për çdo lloj kërkese, informacioni dhe dokumentacioni nga ana ime personale“, thotë ai në videon e publikuar.

Turku Bilal Kara thotë se është i përkushtuar për respektim të ligjeve dhe rregullave të Maqedonisë së veriut në lidhje me spitalin Evropian të Syrit.

“Si njëri nga investitorët e këtij spitali, mund të them se ka një hetim që po ndodh dhe mund të them se jemk gati për çdo lloj kërkese dhe gjitha informatat e nevojshme në bashkëpunim me autoritet relevante të Maqedonisë së veriut”, ka theksuar ai në videon e publikuar./Veriu.info

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕